E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e ndoqi nga pas dhe e qëlloi në hyrje të pallatit! Dalin pamjet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku 20-vjeçari Joan Zuko është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen 14.

Mësohet se i riu është ndjekur nga autori, dhe është qëlluar në hyrjen e pallatit në afërsi të spitalit të Korçës.

Bëhet e ditur se i 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që ende nuk ka informacion se cili është shkaku i ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›