E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ndihmonin kundrejt pagesës emigrantë nga vendet e treta për të kaluar ilegalisht kufirin. Policia Kufitare ka finalizuar operacionin e koduar “Route”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga kanë rënë J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, dhe E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq. Ky i fundit rezultoi se ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë. Më pas, ata dyshohet se i transportonin në grupe prej 7-8 personash, me mjete të ndryshme, drejt veriut të Shqipërisë.

Emigrantët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet, 6500 euro dhe tre aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin në veprimtarinë e paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›