E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktimat janë 40-vjeçari Sokol Preka dhe 46-vjeçari David Deda.

Preka, i cili punonte si roje në një lokal bar-kafe, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ndërkohë, 46-vjeçari David Deda u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Deda ishte baba i një djali të mitur.

Sipas të dhënave të bëra publike, Preka dhe Deda po punonin për rregullimin e një instalimi elektrik në ambientet e një biznesi privat, anës rrugës së Komanit, në afërsi të rezervateve të peshkut, kur dyshohet se ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›