E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës, pasi dyshohet se është dëmtuar rëndë nga kontakti me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, Kamëz, ndërsa sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00 shtetasi R. T., 27 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Paraprakisht dyshohet se i riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe po kryente punime për rregullimin e depozitës së ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat kalonin sipër banesës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 27-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›