DITA 125/ Qytetarët kundër qeverisë, nuk largohen nga Kryeministria

Për 135 ditë me radhë, qytetarët vijojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht ditëve të njëpasnjëshme të qëndresës, protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar përballjen deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Protesta e sotme nisi me fjalime në bulevardin përpara Kryeministrisë, ndërsa më pas qytetarët u zhvendosën drejt njërës prej hyrjeve kryesore të godinës. Lëvizja erdhi pas njoftimit të aktivistit Edison Lika se brenda Kryeministrisë ndodhej kryeministri Edi Rama.
Gjatë protestës, qytetarët hodhën slogane kundër qeverisë, mes tyre “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, duke përsëritur kërkesën për largimin e Ramës.
Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj u shoqëruan nga policia.
Në ditën e 135-të të protestave, mesazhi i qytetarëve mbetet i njëjtë: qëndresa do të vazhdojë dhe revolta kundër qeverisë nuk do të ndalet.