Studentët thirrje për protestë, nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët u kanë bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër, të martën, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë reagim ndaj problematikave që shqetësojnë studentët, duke ngritur zërin për kushtet në universitete, kostot e studimeve dhe mungesën e mbështetjes për të rinjtë.
Thirrja për protestë vjen në një kohë kur qytetarët vijojnë prej 135 ditësh protestat kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Studentët u bëjnë apel të gjithë të rinjve që të marrin pjesë në tubimin e nesërm para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar zgjidhje për shqetësimet e tyre.a.b