E Shtunë, 31 Tetor 2026

DJ i Genta Ismailit: Se kam rrahur, po është këngëtare koti

Liridon Bajrami (Dj WronDon) është shprehur në një intervistë për Panoramën se ai nuk rreh femra. Ai sqaron konfliktin midis tij dhe këngëtares, konflikt i cili i ka kaluar gjykatës me padi të Gentës sikur është rrahur nga DJ i saj.

Atë natë ka qenë shumë nervoze se ndjehej diva e shqiptarisë edhe është nervozuar kur ka ardhur të këndojë sepse nuk i ka pëlqyer vendi, në restorant Rozafa. Në atë vend kemi qenë edhe vitin e kaluar. Pasi mbaroi mbrëmja, më tha: Merre veturën të ikim që të mos bëj foto me fansat se vendi është i keq, të mos dijë askush ku këndoj dhe çfarë bëj, thotë Liridoni.

Ai pohon se më pas i ka thënë Gentës të ndalen diku në një parking dhe ka fikur dritat duke i pohuar se nuk e sheh askush. Ajo filloi të bërtasë se pse i ndala dritat dhe pse nuk po ecja, tha shumë fjalë banale dhe më tha çohu dil nga makina dhe më jep çelësat duke dashur të më lërë vetëm në Malishevë. Unë refuzova edhe pse mora një goditje në fytyrë nga e motra. Më pas janë qetësuar, ua kam dhënë çelësat dhe ju kam thënë të më afronin deri në qendër të merrja taksi dhe jam kthyer në shtëpi, pohon Dj WronDon.

Ai ka shtuar se Genta është një këngëtare e dështuar duke thënë:  Këndon edhe në vendet ku mbahen dasmat, ku kolegët e saj nuk këndojnë aty asnjëherë, po për para bën gjithçka.

Ai pohon se të gjitha pretendimet e Gentës sikur është rrahur nga ai janë gënjeshtra të saj se ajo nuk ka shumë punë dhe po dështon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›