E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha dhe shërbëtori i tij kthyen SHISH-in e 1997

Partia Socialiste reagoi sërish ditën e sotme për emërimin e Visho Likës në postin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Nëpërmjet deputetes Ermonela Felaj, PS tha se me vendimin e djeshëm Nishani pushoi së qëni Presidenti i Republikës. Gjithashtu Felaj u shpreh se me këtë vendim të përbashkët presidenti dhe kryeministri nuk u këshilluan as me aleatët kryesor të vendit tonë, siç janë SHBA dhe NATO.

Pasi nuk rreshti së foluri për jave të tera, duke shpifur dhe gënjyer në kurriz të opozitës për kufizimin e imunitetit, Sali Berisha ka dy ditë që hesht. Hesht, teksa dje, shërbëtori i tij Bujar, vërtetoi të gjitha dyshimet e opozitës. Dje Presidenti i Republikës pushoi se qëni i tillë kur pa asnjë mëdyshje plotësoi ëndrrën e Sali Berishës për të vënë shërbimet sekrete nën kontroll, njësoj si në vitin e mbrapshtë 97. Nuk ka shqiptar që të mos kujtojë makabritetet e SHIK- ut të Gazidedes, që për të mbajtur me pahir Saliun në pushtet dhunoi, plagosi e vrau qindra shqiptar të pafajshëm, tha Felaj.

Dje, Bujar Nishani na ktheu pas në kohë, duke e rivendosur SHISH-in përsëri në duart e Sali Berishës, nën drejtimin e një njeriu të afërt me Gazideden, Visho Ajazin, ish punonjësin e SHIK- ut të Gazidedes. Dhe këtë veprim, Bujar Nishani e bëri pa mëdyshjen më të vogël, edhe pse ai vetë e di mirë arsyen përse Saliu do ta ketë nën kontroll SHISH- in. Si mund të justifikohet që 15 vjet pas përfundimit të erës së SHIK- ut të Gazidedes, kur Shërbimi Informativ shqiptar ishte kthyer në një partner serioz të aleatëve tanë ndërkombëtare, Sali Berisha dhe shërbëtori i tij Bujar e kthejnë edhe njëherë SHISH- in në një vegël qorre të pushtetit? Si mund të justifikohet që pas një debati dy vjeçar mbi rëndësinë e pavarësisë së Shërbimit Informativ, Sali Berisha dhe shërbëtori i tij Bujar nuk pyesin për askënd, madje as nuk denjojnë të këshillohen as me aleatin tonë më të rëndësishëm,  SHBA?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›