“DJ” shkodran që la Anglinë për Shqipërinë, tregon pse mori një vendim të tillë

Një i ri shqiptar i cili ka nisur karrierën etij në Angli, vendosi që pasionin e tij të vijë dhe ta vijojë në vendin e tij të lindjes, në Shkodër.
Gentian Shpellzaj ka rrëfyer në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena prifti në Vizion Plus, pasionin e tij për muzikën elektronike dhe pse vendosi të vijë në Shqipëri.
Genti tha se pasioni i tij për tu bërë DJ nisi në Angli ku e praktikoi për rreth 3 vite.
I pyetur nga moderatorja Prifti se cila ishte arsyeja që e riktheu në Shqipëri, në një kohë që shqiptarët po preferojnë të ikin në Angli, Shpellzaj tha se vendimi ishte i tiji dhe i ka dalë për mirë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si erdhi dëshira për tu kthyer nga Anglia, pasi shohim shpesh që shqiptarët zgjedhin të ikin në Angli?
Gentian Shpellzaj: Shumica atë pyetje bënin, por vendimi ishte i imi. Unë u ktheva për të hapur një club për muzikën elektronike në Shkodër dhe ja arrita.
Brikena Prifti: Si ka qenë kontakti i parë me publikun. Ndryshon preferencatat?
Gentian Shpellzaj: Kjo ishte një frymë e re për Shkodrën, shumë veta e shijkonin si diçka të huaj por pak pas kohe, filluan dhe ata të ambientohen dhe të vinin.
Brikena Prifti: Çfarë preferencash kanë?
Gentian Shpellzaj: Shohë çdo ditë e më shumë që po shtohen, muzika elektronike ka hyrë gjitë andej.