Ekspozita ‘Udhët’, pedagogët e Universitetit të Arteve ekspozojnë punimet e reja

Piktura, skulptura, qeramika, instalacioni dhe fotografia janë vetëm disa nga punimet artistike që një grup pedagogësh të universitetit të arteve të bukura kanë ekspozuar në Galerinë Fab këtë fundviti. Kjo ekspozitë e cila I drejtohet veçanërisht studentëve të artit vjen me disa risi, ndërsa tematika e papërcaktuar bën që larmishmëria dhe aktualiteti të zënë vend si një thirrje e fshehur.
Ekspozita të tilla kolektive janë të një rëndësie të veçantë pasi I vendos artistet në diskutime të mirëfillta, ndërsa studentët shohin një anë tjetër të pedagogëve të tyre. Ekspozita ‘udhët’mbyll rrugëtimin e saj në datën 20 dhjetor.
/RTSH/