DOHA – Axios: Udhëheqësit arabë i bëjnë thirrje Trumpit të arrijë një marrëveshje me Iranin

DOHA, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Të gjithë udhëheqësit arabë që morën pjesë në konferencën telefonike me Donald Trump i kërkuan atij të ecë përpara me marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës.
Axios raporton këtë, duke cituar dy burime të njohura me thirrjen.
“Mesazhi nga të gjithë ishte: ju lutem ndaloni luftën për të mirën e të gjithë rajonit”, tha një burim rajonal.
Sipas të njëjtit burim, ndërmjetësit shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen kornizë njëfaqëshe dhe ta shpallin atë të dielën, pastaj të fillojnë negociatat për një marrëveshje të detajuar brenda ditëve nga shpallja. /os/