E Diel, 1 Nëntor 2026

DOHA – Irani njofton krijimin e një kanali komunikimi me SHBA-në

DOHA, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Irani njoftoi sonte se ka përfunduar raundi i bisedimeve indirekte dhe teknike në Doha të Katarit, të zhvilluara për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Sipas IRNA-s, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, i cili drejtoi delegacionin në Doha, konfirmoi mbylljen e diskutimeve teknike lidhur me dispozitat e marrëveshjes.

Palët ranë dakord që deri të enjten të krijojnë një kanal të posaçëm komunikimi për të raportuar dhe regjistruar çdo shkelje të mundshme të memorandumit të mirëkuptimit.

Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve për të konsoliduar armëpushimin dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi zbatimin e marrëveshjes, ndërsa ndërmjetësimin po e kryen Katari.

Megjithëse është raportuar për disa përparime, mbeten ende çështje të rëndësishme të pazgjidhura, përfshirë sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe interpretimin e disa pikave të memorandumit./  /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›