GAZA – 62 të vdekur pas sulmeve izraelite

GAZA, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Sipas burimeve mjekësore në Territoret Palestineze, sulmet izraelite në Gazën qendrore kanë vrarë të paktën 62 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.
Më parë, IDF tha se filloi operacionet që synonin al-Bureij në Gazën qendrore dhe zonat në lindje të Deir al-Balah.
”Ne kryem sulme ajrore kundër komplekseve ushtarake dhe depove të armëve të Hamasit, si dhe infrastrukturës nëntokësore që i përkiste grupit islamik palestinez Hamas. Disa terroristë të Hamasit u eliminuan në sulme”, theksoi IDF-ja.
”Ushtarët izraelitë ishin vendosur më parë në al-Bureij në fillim të vitit, por më vonë u tërhoqën nga zona. Megjithatë, Hamasi është ende i pranishëm në zonën me popullsi të dendur”, theksoi IDF-ja.
Banorët e dy kampeve fqinje të refugjatëve të al-Bureij dhe al-Maghazi i thanë dpa të mërkurën se kishte pasur sulme të pandërprera në zonë gjatë gjithë natës dhe se mijëra njerëz kishin ikur në kampin e refugjatëve ”Nuseirat”, aty pranë./ /os/