E Diel, 1 Nëntor 2026

DURRËS/ Gjendet pa jetë 25-vjeçarja angleze, pranë fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen Nr. 1 në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës Durrës ka gjetur në banesë shtetasen angleze E. S., 25 vjeçe.

Sipas këqyrjes paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në apartament është gjetur edhe fëmija i 25-vjeçares, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›