E Martë, 3 Nëntor 2026

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Një shtetas slloven ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, pas një konflikti fizik me disa persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:30, shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona. Gjatë përplasjes, ai ka pësuar dëmtime fizike, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e tyre.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›