“DV”: Pjesëmarrja e votuesve deri në 17:00 është 33%
Pas incidentit të Banjës, Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka raportuar edhe për një incident tjetër në fshatin Cerkulez. Sipas përfaqësuesit të “Demokracisë në Veprim” Veton Mujaj, në këtë qendër votimi ka pasur një konflikt të vogël mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë ai ka bërë të ditur se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 17 është 33 për qind.
Mujaj ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për të arrestuar, por ka bërë të ditur se policia ka vënë gjendjen nën kontroll dhe procesi zgjedhor ka vazhduar normalisht.
Përfaqësuesi i Koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka theksuar prezencën e madhe të njerëzve afër qendrave të votimit, prej të cilëve, sipas Mujajt ka shumë që janë zyrtarë të lartë të partive politike.
“Ju keni mundur ta vëreni përgjithësisht në tërë qytetin e Istogut ka pasur njerëz nga të gjitha komunat në përgjithësi, mirëpo kemi vërejtur edhe funksionarë të lartë të partive politike që kanë qenë nëpër qendra të votimit, kështu që po të shkohet me emra është një numër goxha i madh që është prezent sot në Istog”, ka thënë ai.
Mujaj ka përsëritur problemet që e kanë përcjellë gjatë gjithë ditës procesin zgjedhor, sikur që janë votimet familjare, votimet e dyfishta, votimet që janë fotografuar dhe incidente të natyrave të njëjta.
Deri tani, sipas “Demokracisë në Veprim” kanë dalë 33 për qind ose 11 mijë e 700 votues. Përfaqësuesi i këtij koalicioni që vëzhgon zgjedhjet që nga mëngjesi, kanë theksuar se mbledhja e radhës do të nxjerrë edhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të Istogut./kosovapress/