Premtimet e Isës

Gjatë fushatës së fundit parazgjedhore në vitin 2009, të gjithë kandidatët për kryetar komune kanë premtuar mrekulli për qytetin e Prishtinës.
Njëri ndër ta ishte edhe Isa Mustafa, i cili i fitoi këto zgjedhje dhe u emërua kryetar i Komunës së Prishtinës.
Ai gjatë kësaj fushate ka premtuar shumë. Ka premtuar se do ta ndërtojë Kosovën dhe se ai do të jetë shembull se si ndërtohet një pushtet lokal i drejtë, i shëndoshë dhe në interes të qytetarëve.
Mustafa kishte premtuar se gjatë mandatit të ri nën udhëheqjen e komunës së Prishtinës asnjë rrugë nuk do të mbetet e paasfaltuar, çdo lagje dhe çdo fshat do të ketë 24 orë ujë, do të krijojë hapësira shkollore dhe sportive për të rinjtë, duke shtuar se asnjë i ri më nuk do të jetë në rrugë.
Por, nuk mjaftuan këto premtime. Ai bëri një premtim publik se së bashku me qytetarët e kryeqytetit do të bashkëqeverisin këtë komunë, duke i bërë kështu qytetarët pronarë, ndërsa udhëheqësit shërbyes të tyre.
Ai nuk la pa i përmendur edhe top-prioritetet e vitit 2010, duke thënë se sa do të jenë të realizueshme premtimet, mbetet të shihet në ditët që vijnë.
“Atë që ne ju premtojmë, ju garantojmë se do ta bëjmë për dy vjet. Në qytet nuk do të ketë rrugë me baltë, shkolla në të cilat fëmijët do të vijojnë mësimin me katër ndërrime. Do t’i bëjmë çerdhet për fëmijët tanë. Në një të ardhme të afërt do të zgjidhet problem i ujit sepse tashmë i kemi bërë të gjitha përgatitjet”, ka thënë ai.
Afërdita Hyseni, qytetare e Prishtinës, shpreh shqetësimet e saj, duke thënë se një vit ka kaluar që kur ai i ka bërë këto premtime e të cilat ende mbeten të parealizuara.
“Personalisht nuk pres asgjë nga kryetari. Nuk kam pritur as në mandatin e tij të kaluar dhe ajo me doli. Nuk ka bërë asgjë tjetër përpos degazimit të ndërtimeve pa leje. E ka shndërruar Prishtinën në një cirk. Pastaj më kujtohet që ka premtuar ujë 24 orë, ku është ai ujë?...”thotë Afërdita për Express.
Në këto premtime ajo e përfshiu edhe rrethrrotullimin e Arbërisë. “Nëse e shikon lagjen ku unë jetoj, në Arbëri, që është shumë afër rrethit, e vëren që në fillim të rrugës është një shenjë e asfaltit ku janë ndërprerë punimet sepse rruga jonë për të nuk është me rëndësi, duke harruar ai që prej neve e ka marrë votën”, tregon e mllefosur Afërdita.
Ndërsa kundër kandidati i tij kryesor, Astrit Salihu, nuk dëshiron të komentojë asgjë në lidhje me të arriturat e Isës.
“Unë timen e kam thënë gjatë fushatës. Tash u mbetet qytetarëve që ta vlerësojnë Isa Mustafën, pasi që ata janë përcaktuar për këtë menaxhim të qytetit”, tha Salihu për Express.
Por, për Besnik Tahirin nga partia e AAK-së është pak shqetësues fakti që kanë kaluar 100 ditë që kur Isa është zgjedhur kryetar e nuk ka asnjë projekt që ka filluar të zbatohet.
“Nuk po vërehet ndonjë dinamikë e tij e punës. Madje edhe premtimet e bëra që punët në qytet të nisin në mars, nuk kanë filluar ende.” tha Tahiri për Express, sipas të cilit përveç rregullimit të zyrave ku njerëzit e tij punojnë, gjatë kësaj periudhe Isa nuk ka filluar punë tjera.
“I lëmë këto zyra anash. Problem tjetër është se pranë tij ka njerëz, të cilët punojnë që dhjetë vite. Nuk ka bërë asnjëherë asnjë riformatizim të punëtorëve”, përfundon Besnik Tahiri.
Sidoqoftë, edhe pas fitores së tij, Isa Mustafa vazhdimisht i ka përsëritur premtimet e tij që i ka bërë edhe gjatë fushatës zgjedhore, për të cilat u zotua se do të fillojë t’i zbatojë. Ka thënë se do t`i ndërtojë tri sheshe, përfshirë përfundimin e punimeve të filluara në Sheshin “Nëna Terezë”, pastaj punimin në Sheshin “Skënderbeu”, Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe Sheshin “Adem Jashari”. Për të gjitha këto premtime, në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 nëntorit, Isa Mustafa u shpall fitues me 57 për qind të votave të marra nga qytetarët e Prishtinës.