E Shtunë, 31 Tetor 2026

“DV”: Rugova 76%, Haxhiaj 24%

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet preliminare për kryetar të komunës së Istogut sipas të cilave kandidati i LDK-së Haki Rugova ka fituar 8.400 vota 76 për qind, derisa ai i PDK-së Shasivar Haxhiaj ka fituar 2.643 vota ose 24 për qind.

Valmir Islami nga “Demokracia në Veprim” në konferencën për media tha se procesi zgjedhor vlerësohet i qetë dhe si njëri ndër proceset më të qeta që kanë qenë deri më tash në Kosovë.

“Rezultatet preliminare nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim” është si vijon: dalja e përgjithshme është 29 për qind nga rreth 39 mijë 400 votues sa ka pasur komuna e Istogut 11 mijë e 254 prej tyre kanë dalë për të votuar, 158 vota kanë qenë me kusht, 101 votë ka qenë të pavlefshme. Nga votimet e vlefshme LDK ka fituar 8400 vota, ndërsa PDK ka fituar 2643 vota, përkthyer në përqindje kjo bie se LDK-ja ka marrë 76 për qind, ndërsa LDK 24 për qind të votave”, ka thënë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›