DYSHIMI/ Djali i ciftit Xhuavni u zhduk pasi mori leket ne shtepi

TIRAN- Djali i ciftit te njohur te kineasteve Gjergj dhe Luzia Xhuvani Kostandin Xhuvani dyshohet se pas vrasjes se 26-vjecarit Alfred Musabelliu shkoi ne shtepine e tij dhe pa iu treguar prinderve se cfare kishte ndodhur mori fshehurazi qe andej nje sasi parash shuma e te cilave ende nuk dihet dhe bashke me to u largua ne destiancion te paditur.
Nje fakt i tille eshte konfirmuar dje per gazeten Shekulli nga burime te drejtorise se Policise se Tiranes te cilet thane se nga verifikimet e kryera eshte mesuar se djali i deputetes se PS-se eshte larguar shume kohe perpara se policia te njoftohej per ngjarjen e ndodhur ne rrugen Ali Visha ne kryeqytet ne banesen e Albi Zeles. Ne kete banese u gjet i vrare me arme zjarri pistolete ne mengjesin e te shtunes Alfred Musabelliu 26-vjec banues ne Qytetin Studenti ne rrugen Jorgjie Trulja.
Nderkaq ne ngjarje vete Xhuvani dyshohet te kete mbetur i plagosur dhe se ka pasur shume rrjedhje gjaku. Nje fakt i tille pohohet per Shekullin nga burime te policise se kryeqytetit qe thane se nga ekzaminimet biologjike ka dale se kampionet e gjakut te fiskuara ne banje nga ekspertet jane te ndryshme nga kampionet e gjakut te viktime.
Nje fakt i tille e ben pak te besueshme mundesine e largimit jashte vendit te Xhuvanit por verifikimet e kryera nga policia ne vende te ndryshme nuk kane zbuluar asnje gjurme te 22-vjecarit Xhuvani.
Si te dyshuar per krimin me vone policia arrestoi Donald Ymerin 22-vjec dhe Albi Zelen 23-vjec ndersa Xhuvani u shpall ne kerkim si i dyshuar dhe autore kryesor i krimit. Nderkaq burimet e policise thone se pasi ka shkuar ne banesen e tij dhe pasi ka marre nje shume te konsiderueshme parash me pas eshte larguar ne drejtim te panjohur.
Burimet e policise thane se nga kontrollet e ndryshme te kryera brenda vendit nga efektivet e policise se kryeqytetit si dhe zyra e hetimit te vrasjeve per gjetjen dhe arrestimin e Kostandin Xhuvanit nuk eshte zbuluar ndonje vendndodhje e tij.
Madje burimet thane se jane kryer kontrolle dhe verifikime ne nje sere adresash dhe banesash por Xhuvani nuk eshte gjetur.
Ne keto kushte policia ka ngritur dyshimin se 22-vjecari mund te jete larguar jashte vendit ne ndonje prej shteteve fqinje me Shqiperine.
Pavaresisht nje dyshimi te tille zyrtarisht policia nuk ka dhene detaje apo te dhena te tjera per nje mundesi te largimit jashte vendit te Xhuvanit. Nderkaq dyshohet se ai mund te kete mbetur i plagosur gjate grindjes me Alfred Musabelliun djalin e nje biznesmeni me aktivitet baresh dhe lokalesh ne Qytetin Studenti.
Nderkaq deri me tani policia nuk ka dhene nje version zyrtar te saj mbi shkaqet e mundshme te krimit pervecse ka deklaruar se Xhuvani eshte i dyshuar si autori kryesor i krimit ndersa dy personat e tjere te arrestuar Albi Zela dhe Donald Ymeri ishin bashkepunetor ne krimin e vrasjes ndaj Musabelliut.
Krimi pas konfliktit te disa diteve me pare
Krimi dyshohet se ka ndodhur pas dy konfrontimeve mes paleve fillimisht prane depos se ujit ne Qytetin Studenti kur nje prej personave ka qelluar me arme ne ajer ndersa nje dite me vone palet jane konfliktuar prane shtepise se Musabelliu aty ku familja e tij ka ne pronesi edhe nje lokal.
Krimi ndodhi te premten ne mesnate ne rrugen Ali Visha ne banesen e Albi Zeles ku sipas burimeve te policise 26-vjecari i vrare kishte shkuar per tu sqaruar me personat e tjere ne lidhje me konfliktet e tyre.
Musabelliu mesohet se ka shkuar ne banesen e Zeles per te sqaruar konfliktin qe kishte nisur mes tyre me teper se nje jave perpara krimit. Duke qene se Zela nuk pranonte te hapte deren Musabelliu sipas hetuesve eshte ngjitur ne murin rrethues te shtepise se Zeles per te hyre brenda. Me pas mesohet se ka nisur edhe konflikti qe pati pasoje vrasjen e Musabelliut.