Kthimi i studentit ne shtepi

Ate qe prej vitesh nuk perpiqen ta bejne regjisoret ne Shqiperi as me teatrin tradicional Bekim Lumi nga Prishtina nje ish student ne Tiranen e viteve nentedhjete ia arrin me imagjinate te begate me teatrin e absurdit mbush sallen e Kombetarit me gjimnaziste
Bekim Lumi u ngjit ne skene me nje tufe lule. Kerkoi ndjese sepse nuk eshte per zakon qe regjisori te shfaqet para spektaklit. Qysh nga koha e studimeve fillimi i viteve nentedhjete ne Akademine e Arteve ne Tirane regjisori nga Prishtina nuk kishte qene kaq afer teatrit ne Shqiperi Teatrit Kombetar ne menyre te vecante.
Ai tha se ato lule ishin per pedagogen e tij Drita Pelinku per duart e saj te bukura qe kane pergatitur me dhjetera studente. Lulet ne dy vendet bosh te radhes se pare ai tha se ishin per dy pedagoge te tjere te tijet Agim Qirjaqi dhe Vangjush Furxhi.
Te tri emrat nuk lene vend qe ndokush aq me teper nje ish student ti beje patetik duke iu dhuruar lule ne mungese e duke i puthur duart Grande Dame-s Pelinku.
Skena e Teatrit tone Kombetar eshte zvjerdhur e zgerlaqur keto vite sa shqisat per ti lexuar njerezisht gjestet e Bekim Lumit jane topitur dhe i marrin te permbysura sinjalet qe vijne ne emer te artit sepse art ne kete skene nuk po behet me.
Gjimnaziste salla e Kombetarit nuk ka pasur ndonjehere kaq shume. Sigurisht qe per te ardhur deri ketu ka qene ceshtje organizimi. Mesuesit i kishin thirrur per te pare ne praktike nje veper te teatrit te absurdit te nje autori qendror Eugene Ionesco.
Po per ti mbajtur te urte e te bute te perfshire me vemendje ne zbavitje me teater te paster dhe ne fund ne duartrokitje ishte e gjitha ceshtje e fituar e iftit Martin. Prodhimi i Teatrit Kombetar te Kosoves 2008 rezultoi nje perputhje e patengjare e spektatorit te ri ne Tirane me trupin e shkelqyer te nje lloj spektakli qe parimisht parashikon jo pak shkalle veshtiresie.
ifti Martin eshte nje realizim autentik i Bekim Lumit. Veper me kete titull nuk ekziston. Autori i tekstit eshte Eugene Ionesco por autor ne skene eshte ky regjisor i cili shpall distance dhe pavaresi nga teksti baze duke marre nga Kengetarja tullace 1949 e Ionescos vetem dy personazhe cifti Martin banues ne Londer prinder te nje vajze 2-vjecare dhe gjendjen e tyre njerezore.
Teksti paraqet nje situate te ngjashme te dy njerezve qe kane humbur kujtesen nje burre dhe nje grua udhetojne me te njejtin tren te ulur ne te njejtin kompartiment dhe teksa fillojne e njihen kujtojne se jetojne ne te njejten shtepi kane nje vajze me nje sy te bardhe e nje sy te kuq ndajne te njejtin shtrat dhe keta jane hic me pak se nje burre qe po rishtie ne dore te shoqen.
Jane nje cift absurd qe kane humbur kuptimin jo thjesht kuptimin e jetes ne cift kuptimin e vetes e raportit me tjetrin.
Teksti eshte nje leximet e regjisorit Lumit jane me se dhjete. Me ate cope teksti nuk mund te besh praktikisht asgje sepse ska fillim as mbarim zhvillim as aksion. Regjise i duhet per pretekst nepermjet perseritjes se te njejtes histori regjisori zgjeron kufijte e skenes me mjete qe i takojne skenes. Nje kalim ne parade i zhanreve skenike nga kabareti te musicali nga pantomima te parodia e nje thrilleri eksperimental.
Aktoret Gresa Pallaska dhe Astrit Kabashi me gjuhe te paster artikulojne sakte distancen me tekstin. Ata perfaqesojne nje konceptim te programuar regjisorial nje kuptim te drejte te tekstit dhe mundesite qe jep teatri i absurdit. Me keto tekste ndodh qe regjisori te punoje mbi anti-logjiken jo mbi leximin e kuptimeve. Kujtojme versionin e Kengetares tullace qe solli ne Teatrin Kombetar para disa kohesh regjisori Spiro Duni.
Bekim Lumi e kthen tekstin varfanjak te Ionescos ne nje lufte trendafilash. Secila prej dhjeteshes se situatave mund te rrije me vete si nje kapitull i luftes. Dhe si cdo lufte qe mbyllet nder te tjera jo edhe pa ironine lufta per kujtese njerezore e ciftit Martin merr fund me engjej qe rrine varur ne skene dhe iu fryjne burive te lajmit te mire.
Fundi i kalvarit te gjendjeve rraskapitese ku e fut veten natyra njerezore e cila e ka humbur kuptimin e qenies.
Regjisori Lumi shfrytezon bukur kenget shqiptare dhe aktoret nuk dallojne nga kengetaret profesioniste nderkohe qe Agon Xharra luante live ne fizarmonike .
Perdorimi i trupit te aktorit me te gjitha mundesite qe ai jep ishin vete skenografia dhe kostumet levizese ne ate hapesire boshe.
Lumi na ritregoi se regjisoret tane ia kane lene ne dore zdrukthetarise mjetet e teatrit. Nga nje shfaqje ne tjetren skenen e Kombetarit e mbushin butaforite e shemtuara disa meter kub derrase shkalle dhe podiume. E prape skena e tyre duket e zbrazet.
Kurse ajo hapesire e zbrazet e Lumit nje si shkronje V ngulej ne zemer te skenes si graviteti i humbur i iftit Martin ku vertitej nje karusel gjendjesh njerezore dukej e begate sepse mbushej me imagjinate.
Regjisoret ne Shqiperi vene ne skene vepra duke u nisur nga nje hall i jashtem. I degjon tek thone se veprat e tyre i flasin kohes realitetit shqiptar politikes shoqerise aktoreve te interesit. Shkurt nje liste arsyesh qe e kthejne motivin per tu marre me teater ne nje gjoja angazhim social te artistit.
Po nuk i kemi pare regjisoret tane te bejne teater nisur nga nje hall i brendshem halli per te bere teater.
Bekim Lumi me iftin Martin nuk kishte asnje pretendim te tille apo te ngjashem.
Ai jeton me teatrin. Regjisori i ri drejton ne Kosove nje teater eksperimental dhe nje reviste per teatrin.
Nje jave perpara spektaklit te tij nje tjeter regjisor nga Prishtina Fatos Berisha prezantoi ne te njejten skene Vdekja dhe vasha te Ariel Dorfmanit. Berisha e ngjiti spektatorin ne salle. Drama me tri personazhe ftoi jo me shume se 100 vete ne nje komunikim intim.
Edhe ky regjisor ne nje forme tjeter por brenda tradites se teatrit te fjales i nxori si ne pasqyre disa defekte skenes sone. Seshte nevoja te punohet me me vepra kalibri te cilat regjia i zbret ne skene te fryra balone.
Shfaqjet e fundit te artisteve nga Kosova kujtojne se Teatri yne Kombetar nuk ka gjase te ndryshoje natyre keshtu sic eshte i kapur ne rrjeten e kalbur te miqesive te bordeve te plakura qe pranojne ciu vjen ne tavolinen e kafeneve.
Dhe se fundi Te ngjall admirim dhe mirenjohje menyra se si Bekim Lumi i perdor kujtimet personale dhe familjare sesi dy objekte te prinderve te tij ne kohen e Luftes ne Kosove objekte te lidhura me nje drame kombetare dy valixhet e iftit Martin ai i shfrytezon me aq humor dhe ironi. Vetem forca shpirterore mund ta beje personalen pjese te ca te panjohurve qe rrine e te shohin ne erresire.