Daçiç: Më 27 gusht, marrëveshja për çështjet kontestuese
PRISHTINE-Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka shprehur bindjen se në vazhdimin e dialogut në Bruksel, më 27 gusht, do të arrihet marrëveshja për çështjet kontestuese lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, njoftoi Qeveria serbe. Daçiç e beri te ditur kete gjate bisedës telefonike me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, e cila po ndërmjetëson në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kryeministri serb ka shtuar se janë duke u bërë përgatitjet serioze për organizmin zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe ka shprehur bindjen se këto zgjedhje janë hap drejt stabilizimit të gjendjes në krijimin e kushteve për mbijetesë të qëndrueshme të komunitetit serb, thuhet në komunikatë.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë Maja Kocijançiç ka paralajmëruar se më 27 gusht do të vazhdojë dialogu për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit lidhur me normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
(d.b/BalkanWeb)