E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daccediliccedil Takohem edhe me Haradinaj

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se dialogu me Kosovën është jetik për të ardhmen e Serbisë në radhët e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për televizionin arab “Al Jazira”, Daçiç i ka cilësuar takimet me kryeministrin Thaçi si tërësisht normale, duke vënë në dukje se problemet sot zgjidhen përmes bisedimeve.

“Duhet kuptuar se tani jetojmë në shekullin e 21-të. Do të takohem edhe me Haradinaj nëse ai zgjidhet kryeministër i Kosovës, pasi bisedimet nuk bëhen me ata që dëshiron, por me ata me të cilët ke probleme”, ka thënë Daçiç.

Më 17 janar Do të takohem edhe me Haradinaj nëse ai zgjidhet kryeministër i Kosovës, pasi bisedimet nuk bëhen me ata që dëshiron, por me ata që ke probleme

Ivica Daçiç
Kryeministër i Serbisë është parashikuar të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit serb dhe atij kosovar Hashim Thaçi, edhe këtë herë nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Axhenda e bisedimeve nuk është ende e qartë, por ndërsa në Prishtinë është kërkuar trajtimi i çështjes së të pagjeturve, në Beograd është promovuar platforma për Kosovën, e hartuar me nismë të presidentit Tomisllav Nikoliç.

Disa ditë më parë Nikoliç deklaroi se këtë dokument, ku kërkohet me ngulm një autonomi për serbët e veriut, do t’ia prezantojë Brukselit dhe më gjerë.

Por faktori politik kosovar insiston se, në bisedime nuk do të trajtohet një platformë e tillë, duke e cilësuar atë si një dokument për “konsum të brendshëm” të Serbisë. Bisedimet
Preshevë, Daçiç kundër përmendores
VV: Stop dialogut me Beogradin
Gjermania: Platforma s’e ndihmon Serbinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›