Daçiq: Ashton nuk ka lejuar të flitet për statusin e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ndërmjetësuesja e Bashkimit Evropian, Katherin Ashton nuk ka lejuar të bisedohet në Bruksel për statusin e Kosovës.
“Kemi dëshiruar që të bisedojmë për statusin që ta zgjidhim këtë problem. Kam përsëritur në Bruksel se zgjidhja më e mirë do të ishte ndarja, por për këtë nuk kanë dashur të bisedojnë.. më shumë ka kundërshtuar Katherin Ashton se sa Hashim Thaci”, ka thënë Daçiq për televizionin serb B92.
Ai ka shtuar se nuk ka mundur të imponoi mendimin e tij, por konsideron se në këtë mënyrë do të ishte më e thjeshtë zgjidhja e problemit.
Kryeministri serb thotë se Ashton konsideron se jemi afër zgjidhjs së problemit në Kosovë, por ai i ka thënë se “sa jemi afër, jemi edhe aq largë”.
Shefi i ekzekutivit të Serbisë ka mohuar se në negociata me Prishtinën po dëshiron të siguroi formimin e bashkësisë së komunave serbe në kuadër të Kosovës së pavarur.
Daçiq ka thënë se është arritur pajtueshmëria që të punohet në tejkalimine paralelizmit institucional, por që nuk prek në statusin e Kosovës.
Ai ka mohuar se është folur për ulësen e Kosovës në OKB dhe ka shtuar se ai që moti ka propozuar ndarjen e Kosovës por nuk është përkrahur.
Në pyetjen se kush ishte kundër një zgjidhje të tillë, Daçiq ka krijuar përshtypjen se kundër një zgjidhje të tillë më shumë ishte përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme, Katherin Ashton, se sa Hashim Thaci./Indeksonline/