E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Kosova është një vend i hareshëm

Për gazetën zvicerane “SonntagsZeitung” (gazeta e së dielës) Kosova është vatër e arrogancës mashkullore, por pikërisht në këtë vatër presidente është një femër. Presidentja Atifete Jahjaga përshkruhet si fytyrë tjetër e Kosovës, e cila që nga lufta e vitit 1999 dominohet nga prijësit e luftës.

Jahjaga deklaroi se kërkesa për t’u bërë presidente i kishte ardhur “brenda natës” dhe lë të nënkuptohet se ishte befasuar, por në pyetjen se a merret fare seriozisht në takime me presidentë të tjerë, ajo thotë se në takime nuk e ka ndier veten si “partnere juniore”. Ajo tha: “Më trajtojnë me të njëjtin respekt si shefat e tjerë të shteteve. Bile mua më kanë pritur shumë përzemërsisht”.

Duke e krahasuar gjendjen e luftës dhe të sotmen e Kosovës, Jahjaga tha se në takime me burrështetas u thotë atyre se Kosova sot është “një vend shumë i hareshëm, plot shpresë, plot me të rinj, të cilët janë krenarë për prejardhjen e tyre dhe për të arriturat e tyre dhe mezi presin të ndërtojnë një të ardhme të lulëzuar brenda Bashkimit Evropian”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›