Daci: Vendimi i GJND-së, thirrje për unitet
“Mendimi këshillëdhënës i GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, është shumë më domethënës se vendimi i një gjykate dhe paraqet fitore politike dhe morale", është shprehur ai.
Më tej, Daci shtoi se “vendimi për nga pesha dhe rëndësia politike krijon hapësirë të re që politika shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës të jetë proaktive dhe me unitet veprues në rrugën e integrimeve evropiane dhe veriatlantike”, tha Daci.
Ai theksoi se “uniteti demokratik veprues në Republikën e Kosovës është obligues për qeverisjen dhe opozitën që të zhvillohet një betejë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka sjelle papunësi prej afro 45% të popullsisë aktive dhe varfërinë më të madhe në Evropë”.
“Vendimi i GJND-së thërret fuqishëm që qeverisja bashkë me opozitën te fillojne hartimin e strategjisë për rrugën e ecjes deri në anëtarësim në OKB dhe në krijimin e hartës së rrugës për relaksim të raporteve ekonomike dhe tekniko-politike me Republikën e Serbisë, që do të përshpejtonte rrugën për në BE dhe NATO”, tha akademik Daci.