Treni që ecën ngadalë, paratë që humbasin shpejt
E ndërsa rritja e shpejtësisë së lëvizjes së trenave është një nga kërkesat kryesore që do të ndikonte në këtë lloj transporti, nuk kanë munguar as investimet në këtë drejtim, por që faktikisht nuk janë shoqëruar me realizim të tyre, dhe pse me paratë e taksapaguesve janë dhënë tendera për firma që jo vetëm kanë punuar pa cilësi por nuk kanë kryer realisht pjesën më të madhe të punimeve.
Aksi hekurudhor Shkodër – Bajzë- Podgorice ka thithur investim në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës pasi ai është i vetmi që lidh rrjetin tonë hekurudhor me atë të vendeve të Evropës dhe si i tillë është mjaft i përdorur nga bizneset. Amortizimi i këtij rrjeti hekurudhor dhe shtimi i kërkesave për përdorimin e tij si mjet transporti nga biznesi, ka bërë që në korrik të vitit 2006, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës të zhvillojë tenderin për rikonstriuksionin e këtij rrjeti në segmentin hekurudhor Shkodër – Bajzë.
Duke qenë se Bajza është dhe i vetmi stacion hekurudhor ndërkombëtar, prej nga i cili lëvizin trena me mallra që vijnë prej vendeve të Evropës dhe anasjelltas, ndërhyrja këtu u trajtua si emergjente dhe e rëndësishme. Pas zhvillimit të tenderit, më 26.07.2006 u lidh kontrata nr 4 , mes drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave dhe firmës që do realizonte punimet, asaj CO1 Rroku Konstruktion, me qendër në Tiranë. Objekti i kontratës ishte përmirësimi i linjës hekurudhore Shkodër- Bajzë dhe afati i përfundimit të punimeve ishte data 15.12.2006.
Në kontratën me një vlerë prej 34.108. 319 lekë të reja parashikoheshin kryerja e punimeve reabilituese të këtij rrjeti me qëllim rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave, sigurisë së tyre dhe ndriçimin e plotë të stacionit hekurudhor të Bajzës. Këto punime, gjithmonë sipas kontratës së nënshkruar mes dy palëve përfshinin vendosjen e 513 traversave të reja, zgjerim traseje me zhavorr në km 134-135, 125-126+100 të kësaj hekurudhe, hedhje zhavorri në sasinë 180metër kub, furnizim me aksesorë hekurudhorë ndërsa vetëm ndriçimi i stacionit të Bajzës kapte një shumë prej 1.148.000 lekë. Këtu përfshiheshin vendosje çelësash, shtrim kabllo,vendosje thikash, ndërtim kabine për tension të mesëm, siguresa e vendosje automatësh komandimi në kulla si dhe automate tre fazor.
Por siç pohojnë drejtues të hekurudhës, punonjës e specialistë të saj por dhe mashinistë e punëtorë që udhëtojnë çdo ditë me trena në këtë linjë, investimi i kryer nuk ka ndikuar pothuajse aspak në rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave. Po kështu mjaft prej punimeve të parashikuara në kontratë nuk janë bërë. Rrjeti vazhdon të jetë problematik, ndriçimi i pjesshëm dhe lëvizja e ngadaltë. Investimi thuajse nuk është bërë fare, ndërsa janë mbi 34 milionë lekë të reja të dhëna për këtë qëllim. Madje firma as që është pare të kryejë punime në rrjet.
Drejtori i hekurudhës Tonin Trupa shprehet se: “ janë dhënë 34 milionë lekë për riaftësimin e linjës hekurudhore Shkodër- Hani Hotit dhe përmirësimin e infrastrukturës së stacionit hekurudhir ndërkombëtar të mallrave në Bajzë, duke vendosur sinjalistikë automatike dhe ndriçim.Efiçensa e investimit nuk ka qenë e kënaqshme dhe shpejtësia e lëvizjes së trenave është rritur me rreth 10 km në orë , madje në segemnete të caktuara si në atë Shtoj- Golem kjo shpejtësi është 5 km në orë.
Kjo pasi është dëmtuar linja duke u vjedhur pllakat lidhëse që shiten për hekur, ndërsa në investimin e bërë këto nuk janë zëvendësuar. Pjesa e investimit që përfshin ndriçimin natën të stacionit hekurudhor të Bajzësdhe sinjalistikën automatike është realizuar tek 80% a diku më pak. Sipas mendimit tim, investimi duhet të mbulonte 100% sinjalistikën, ndriçimine dhe rritjen e shpejtësisë , e cila duhet të ishte e njëjtë në të gjithë gjatësinë e linjës pasi ai ka qenë qëlimi i tij, por kjo nuk është bërë nga firma që ka zbatuar projektin”.
Ndërsa mashinisti Mihail Taçi, shprehet se: “shpejtësia e lëvizjes nuk ka pësuar rritje të ndjeshme, është shumë i vogël ndryshimi edhe pse thuhet se janë dhënë lekë nga buxheti i shtetit për riaftësimin e kësaj linje.” Rikonstruksioni i hekurudhës Shkodër – Bajzë, e risjell këtë firmë në Shkodër pas disa vitesh shkeputje, një rikonstruksion ky mjaft i pjesshëm dhe pothuajse i pabërë. Edhe pse ky investim nuk ka sjellë rezultat pasi ai nuk është bërë duke lënë mjaft pika të kontratës pa u realizuar, paratë janë dhënë dhe kjo linjë hekurudhore nuk ka patur të tjera investime të mëvonshme në drejtim të riaftësimit të saj, duke mbetur në gjendjen e mëparshme, apo dhe duke degraduar më tej.
Në stacionin hekurudhor të Bajzës , shprehen se sinjalistika e zëvendësuar paraqet probleme dhe në mjaft raste nuk funksionon si duhet, ndërsa ndriçimi është i pjesshëm dhe jo siç ka qenë i parashikuar në projekt . Mashinistë që bëjnë këtë linjë shprehen të pakënaqur nga infrastruktura e kësaj linje hekurudhore . Branko Lutinoviç, mashinist malazez shprehet se ky stacion është larg së qënurit stacion ndërkombëtar .
“Ka raste që kur lëvizimin natën me mallra , dritat e stacionit nuk ndizen të gjitha dhe sinajlistika nuk është e pranishme gjithmonë duke mos funksionuar siç duhet. Kjo sjell probleme për ne.” Që nga 2006 kur u dhanë paratë për këtë investim, nuk ka patur investime të tjera në këtë linje hekurudhore, vetëm shifra të vogla për mirëmbajtje , ndërsa për efiçensën e investimit të parashikuar askush në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës, nuk është kujdesur.
/Elvis Nabolli -gazetar nga Shkodra/