E Diel, 1 Nëntor 2026

Dacic: Dua të votoj në Kosovë

BEOGRAD - “Dua të votoj në zgjedhjet lokale në Kosovë, sepse atje jam lindur”, -ka thënë kryeministri serb, Ivica Dacic, i cili ka lindur në Prizren.

“Dëshiroj që të mundësohet kjo e drejtë dhe ftoj të gjithë serbët që kanë prejardhje të tillë, të bëjnë përpjekje, që me ndihmën e Zyrës për Kosovë, të provojmë që sa më shumë njerëz që janë shpërngulur të dalin në zgjedhje dhe të japin kontributin për çështjen serbe në Kosovë”, - ka thënë Dacic në një konferencë shtypi, transmetojnë mediat serbe.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›