Konferenca e Lodrës, protestë në Tiranë: Shfuqizim të aktit të copëtimit
TIRANË- 100 vite nga Konferenca e Londrës që copëtoi trojet etnike shqiptare, në kujtim të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një protestë paqësore duke nisur nga ambasadat e vendeve që morën pjesë në atë Konferencë dhe deri te presidenca shqiptare. Të mbledhur nga Maqedonia, Kosova, Presheva, Çamëria dhe troje të tjera etnike shqiptare nën moton të bashkuar për një qeverisje mbarëkombëtare protestuesit kërkonin shfuqizimin e aktit të copëtimit, pasi realitetet e sotme gjeostrategjike ta imponojnë këtë.
“Ne organizuam në mbarë trevat shqiptare, në diasporë, në emigracion, organizuam protesta duke kërkuar aktin e copëtimit. Kemi tre momente kryesore. E pra mohimin e skemës copëtimit. Sot i thamë nuk të duam më, të mohuam. E bëmë shpirtërisht se nuk kemi mundësi tjetër. E dyta duhet të ketë medoemos konferencë euroatlantike. E trata, të shkojmë në Hagë dhe të bëjmë denoncimin”, u shpreh Fatos Ashiku, përfaqësues i “Besëlidhja e Re Shqiptare”.
“Dibra tre herë është e ndarë dhe e coptuar. Ajo Dibër që bëri të gjitha luftuar për Shqipëri etnike. Ne kërkojmë shfuqizimin e asaj konference të Londrës, pasi shqiptarët dhe strukturat institucionale të shqiptarëve atëherë nuk ishin nënshkrues”, u shpreh një tjetër protestues
Protesta homazh përshkoi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke bërë edhe për ta një homazh, duke vijuar më tej pranë qeverisë dhe presidencës për të lënë një mesazh se shqiptarët nuk heshtin në këtë 100 vjetor të copëtimit.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Konferenca e Lodrës, protestë në Tiranë: Shfuqizim të aktit të copëtimit