Daçiç: I gatshëm të takohem me Thaçin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është i gatshëm, që për çështjen e Kosovës, të bisedoj me kryeministrin Hashim Thaçin.
“Nuk kam problem të ulem në tavolinë me çdokënd dhe të bisedoj”, i tha Daçiç gazetës Veçernje Novosti, dhe shtoi se “me Thaçin tashmë jam ulur me një tavolinë të njejtë në Këshillin e Sigurimit të OKB”.
Gjithashtu kryeministri serb, theksoi se takimi me Thaçin nuk do të thotë të nënshkruhet për pavarësinë e Kosovës, por për të udhëhequr dialogun.