E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marnhac: Veriu sfida më e madhe e EULEX-it

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac, ka deklaruar se në veri veprojnë ende strukturat e sigurisë serbe.
 

“E dimë se ekzistojnë struktura paralele në shumë fusha, siç janë arsimi dhe siguria”, tha Marnhac dhe ka shprehur mendimin se këtë çështje duhet zgjidhur me dialog.
 

Sipas tij, gjendja në pjesën veriore të Kosovës është sfida më e madhe për misionin EULEX.
 

“Ajo që është e rëndësishme, kur është fjala për situatën në veri të Kosovës, është se ne jemi në gjendje ta përmirësojmë sundimin e ligjit në atë hapësirë, në të mirë të atyre që atje jetojnë”, tha Marnhac.
 

Ai ka shtuar se misioni EULEX, në pjesën veriore të Kosovës, me popullatë shumicë serbe, është i pranishëm në dy vendkalime, Jarinjë dhe Bërnjak, punon në gjykatë në Mitrovicë dhe pjesëtarët e misionit patrullojnë në këtë rajon.
 

“Mund të përsërisë se liria e lëvizjes për EULEX-in dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, është diçka që duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa kufizim”, tha Xavier Bout de Marnhac.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›