E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Jo pazar për hir të Kosovës

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 23:47

Në pritje të vizitës së kancelares Merkel në Beograd, politikanët serbë të shqetësuar lidhur me perspektivën drejt BE, pas trazirave të fundit në kufirin me Kosovën.

Para vizitës në Serbi të Kancelares gjermane Angela Merkel, qeveria serbe është shprehur edhe njëherë kundër një biznesi "afrim me BE në këmbim të një zgjidhjeje për Kosovën".

"Ne nuk mund të bëjmë tregti me interesat tona nacionale dhe shtetërore", i tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiç agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug.

Mediet në Serbi patën spekuluar se në vizitën e saj të parë në Serbi javën e ardhshme, Merkel do ta vë udhëheqjen e vendit ballkanik para zgjedhjes që ose të lëshojë pe në grindjen me shqiptarët e Kosovës ose të vërë në rrezik afrimin me BE.

"Ajo që ka rëndësi është jo vetëm ajo që do të thotë kancelarja Merkel në vizitën e saj në Beograd, por e rëndësishme është edhe çfarë do të thotë presidenti i Serbisë, kryeministri i Serbisë dhe politikanë të tjerë, tha Daçiç. (INA)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›