E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet pa varrosur trupi pa kokë i Liljana Arapit

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 13:30

Mbetet ende pa u varrosur 42-vjeçarja Liljana Arapi nga Bilishti, trupi i së cilës u masakrua dhe u hodh në koshin e plehrave, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.

Familjarët e saj kanë kërkuar gjetjen e kokës së të ndjerës, për të kryer ceremoninë mortore.

Nëna e viktimës, Margarita Arapi, u shpreh se nuk do të dëshironte në asnjë mënyrë që të mbyllte në arkivol trupin e vajzës së saj pa kokë.

Mësohet se familja Arapi, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet, ka kërkuar ndihma financiare për të kryer ceremoninë e varrimit.

Burime të policisë nga Komisariati i Devollit, ndërsa konfirmuan faktin se nuk është kryer ende varrimi i 42-vjeçares, thanë se ishin në dijeni të ndihmës që familja Arapi ka kërkuar për të kryer ceremoninë mortore.

Sipas autoriteteve të policisë lokale, trupi i 42-vjeçares prej tri ditësh vazhdon të qëndrojë në morg, në pritje të tërheqjes nga familjarët.

Mësohet se policia po has vështirësi për gjetjen e kokës së viktimës.

Drejtues të Policisë së Korçës, thanë se janë angazhuar forca të shumta policie dhe vazhdojnë kërkimet në fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ashtu edhe në oborrin e shtëpisë së 84-vjeçarit Gaqo Dumka, por pa ndonjë rezultat.

Koka e viktimës nuk është arritur të gjendet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›