E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Kosova multietnike, ide që duhet harruar

Zëvendës Kryeministri serb dhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daqiq, ka thënë se “përrallën për një Kosovë multietnike duhet ta harrojmë”, sepse ajo është “pjesë e projektit të krijimit të Shqipërisë së Madhe:, njofton Radio Evropa e Lire.

Në një intervistë për gazetën javore “Press” të Beogradit, Daqiq, foli për disa nga propozimet dhe tezat që ai i paraqiti kohët e fundit mbi Kosovën, që është e pavarur, dhe se ajo duhet ndarë,  e “të jetë e kufizuar me Shqipërinë”.

Në Kosovë nuk vendosin as serbët e as shqiptarët, por fuqitë e mëdha, ka thënë Daqiq dhe ka shtuar: përallën për shoqërinë multietnike duhet harruar, pasi për të gjithë ne është e qartë se kjo është pjesë e projektit të Shqipërisë së madhe.

Ndoshta jo menjëherë, mirëpo Kosova nuk është as Monako e as San Marino, një shtet i vogël e parajsë turistike, që do të mund të mbijetonte e vetme. Për këtë arsye duhet biseduar me Shqipërinë. Në këtë formë ne i ikim procesit të njohjes së Kosovës, ka thënë Daqiq.

Ivica Daqiq theksoi se këto janë pikëpamjet e tij personale politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›