E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Ligji për amnistinë i Kosovës, akt falje e pajtimi

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Ligji për amnistinë që duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe është me rëndësi të jetë akt i faljes dhe i pajtimit.

Daçiç ka thënë për gazetarët në Beograd se është me rëndësi të mos ketë represion ndaj atyre që janë amnistuar për vepra që kanë bërë.

Kur është fjala për serbët e Kosovës, nuk janë ato vepra të genocidit apo krimit dhe vrasjeve. Fjala është për njerëzit që thjesht nuk respektojnë shtetin e Kosovës dhe rendin juridik të Kosovës meqë ne serbet (Serbia) nuk kemi njohur pavarësinë, tha Daçiç.

Ai ka theksuar se ligji ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga nacionaliteti.

Plotësisht është normale që tani kur shteti i Serbisë dëshiron që ata të punojnë në polici dhe drejtësi të jenë të sigurt se nuk do të jenë objekt i aparatit represiv, ka thënë Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›