Daçiç: Nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se nuk ka kohë për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, pas vendimeve të tij për disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
Ai e ka larguar nga qeveria Mlagjan Dinkiçin, lider i Rajoneve të Bashkuara të Serbisë.
Nga ana tjetër, lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç, njëherësh zëvendës kryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, tha sot, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, se zgjedhjet nuk janë zgjidhja më e mirë për qytetarë, derisa interesi i qytetarëve është më i rëndësishmi.