Kinë, 8-vjeçari që quhet djali-peshk
Ky djalë 8-vjeçar njihet si djali-peshk pasi është i mbuluar nga koka tek këmbët me luspa.
Pan Xianhang, i lindur në Uenling të Kinës, ka një çrregullim të rrallë gjenetik që njihet si Iktiosis, emër që vjen nga fjala greke që përkthehet peshk.
Si pasojë e gjendjes së tij, djali ka dhembje dhe nuk fle natën pasi ka kruarje në të gjithë trupin.

Për një çrregullim të tillë ende nuk njihet kura dhe 8-vjeçari trajtohet vetëm me kremra apo vajra që hidratojnë lëkurën.
