Daçiç:Serbia pret datën për në BE
Kryeministri serb Ivica Daçiç pret që raundi i ri i bisedimeve të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel më 20 qershor do të bëjë më të lehtë për Serbinë për të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.
“Ky do të jetë raundi i dymbëdhjetë i bisedimeve, dhe unë shpresoj se do të jetë i tillë që të bëjë më të lehtë për Serbinë për të marrë një datë për negociatat” tha Dacic për mediat serbe.
Pas këtij takimi, shefja e politikës së jashtme në BE Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fuele do të rekomandojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë, tha Daçiç.
“Kjo do të thotë se ne presim që takimi i 20 qershorit të jetë i suksesshëm,” tha kryeministri serb. Sipas tij agjenda e takimit të Brukselit nuk është vendosur ende, por pritet që ajo do të diskutojnë të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Sa i përket shkëmbimit të zyrtarëve ndërlidhës Dacic tha se është një prej rezultateve të dialogut po theksoi se ata nuk kanë status diplomatik dhe se nuk janë ambasadorë .
Ndërkohë sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me telekomunikacionin, gjyqësorin, policinë dhe sigurinë. Ministri serb i telekomunikacionit , Rasim Lajiç, ka paralajmëruar se sot do të dorëzohen propozimet e të dyja palëve për kodin telefonik të Kosovës.