Daçiq: EULEX me 'udhëzon' ta lexoj sajtin e Policisë së Kosovës

Ai gazetarëve në Beograd u ka deklarua se askush nuk reagon në prangosje të policive serb dhe thotë se i ka thirr të gjithë radhazi, nga Cathrin Ashton deri te ambasadorët e huaj dhe shumë faktorë të tjerë ndërkombëtar.
“Me rastin e thirrjes së EULEX-it shpesh, thotë Daçiq, nuk përgjigjen në telefon, por udhëzojnë për të lexuar sajtin e MPB të Kosovës dhe Shërbimit policor të Kosovës”.
Ai theksoi se tërë komuniteti ndërkombëtar është ngritur kur janë prangosur dy shqiptarë me flet arrestet e Serbisë . Daciqi tha se “prangosja e policëve serb është problem shtetëror dhe theksoi se sot të gjithë serbet në Kosovë janë në ethe se a do të prangosen”, raporton agjencia serbe Beta.
Si dihet tanimë pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit më 25 shkurt të këtij viti, janë lëshuar sot në liri, ka njoftuar e ashtuquajtura ministri për Kosovën.