E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Berisha ti lërë shpifjet ndaj opozitës, por të hapë kutitë

Tiranë, 30 nëntor NOA Deputetja e Partisë Socaliste, Arta Dade ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku u shpreh se kryeministri Berisha po shpif ndaj opozitës pasi nuk ka kurajë të ballafaqohet me të vërtetën e kutive të votimit.

Ditët e fundit Sali Berisha i është vërsulur me tërbim opozitës me shpifje të padenja për një kryeministër. Ai nuk ka kurajo të ballafaqohet me të vërtetën e kutive të votimit dhe rreket të tërheq opinionin publik me baltën e shpifjeve ndaj liderit të opozitës.

Sali Berisha nuk mund të mbulojë krimin dhe korrupsionin elektoral duku u futur në familjet e në shtëpitë e të tjerëve, gjë të cilën ne nuk e kemi bërë kurrë tha dade.

Sipas saj PS nuk është marrë asnjëherë as me jetën private të Sali Berishës, as me jetën private të familjarëve të tij, po jemi marrë vetëm me kapjen e shtetit për llogari të interesave të pushtetit familjar.

Sali Berisha ta harrojë se mund të gjejë ndonjë shteg për ti shpëtuar ballafaqimit me popullin opozitar në rast se ai nuk i hap kutitë e votimit. Asgjë nuk e shpëton Berishën, as sulmet ndaj opozitës për ta zmbrapsur atë, përkundrazi bën efektin e kundërt dhe opozita do të mbetet në vazhdim të aksionit të saj politik për hapjen e kutive të votimit shtoi më tej Dade.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›