E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli sulmon Ramën: Nuk përfaqëson me Partinë Socialiste, por klanet masone

Shkodër, 30 nëntor NOA Vetëm humbësit nuk njohin rezultate. Rama do të shkatërrojë PS për egoizëm personal.

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka sulmuar sot nga Shkodra kreun e socialiste Edi Rama, duke u shprehur se është hidhurim për të që nuk njeh zgjedhjet por sipas saj Shqipëria e fitoi betejën për zgjedhjet.

Topalli theksoi se Rama nuk përfaqëson me Partinë Socialiste, por klanet masone ndaj për kryeparlamentaren afatet e Ramës për hapjen e kutive bien poshtë.

Rama është përfaqësues i klaneve të Pezës e Dulakëve. Klanet e Ramës janë masonë, jo socialistë. Ne nuk merremi me ultimatumet e masonëve u shpreh Topalli e cila shtoi se Rama ka më rreth 11 vjet Kryetar Bashkie dhe nuk mendoi asnjë çast për shqiptarët. Rama 11 vjet kryeministër i bashkisë. Edi Rama se nuk mendon për qytetaret, nuk ka menduar për nënën dhe gratë e tij, ndërsa me egoizimin personal do të shkatërrojë forcën politike që drejton,deklaroi Topalli.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›