E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: IS apel per transparence Denis Dedej

Pas miratimit te rezolutes nga Internacionalja Socialiste, Partia Socialiste ka deklaruar se permes ketij dokumenti kerkohet transparenca e plote e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne nje komunikim per mediat, sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze, Arta Dade, u shpreh se "edhe njehere Internacionalja Socialiste rikonfirmoi qendrimin e saj te shprehur qe permes deklarates se keshillit te saj ne Barcelone ne shtator te 2009, se ne Shqiperi demokracia e ka domosdoshmeri te riafirmohet, pra duhet te rivendoset demokracia". "Gjithashtu Internacionalja Socialiste i beri thirrje qeverise dhe mazhorances qeverisese, qe te beje transparencen e plote te zgjedhjeve, perfshire materialet zgjedhore dhe hapjen e kutive te votave, permes hetimit parlamentar pa vonese dhe tani eshte momenti", deklaroi Dade. Duke vijuar me tej, ajo tha se Internacionalja Socialiste mbeshteti Partine Socialiste ne te gjitha hapat e saj te betejes politike, per rivendosjen e demokracise ne vend. Sipas saj, IS vleresoi me nota maksimale, pjekurine, kurajen, ne te gjitha hapat qe Partia Socialiste ka marre, ne menyre te vecante ne kompromiset e ofruara dhe vullnetin politik te treguar per zgjidhjen e krizes. "Internacionalja Socialiste eshte ne krah te Bashkimit Evropian, lidhur me te gjitha perpjekjet qe BE ka bere se fundmi, duke iu kerkuar paleve ne Shqiperi te zgjidhin krizen, e cila ka impaktin e vet, jo vetem ne te gjitha institucionet demokratike te vendit dhe funksionimin e tyre, por gjithashtu edhe ne vonesat qe mund t'i krijohen Shqiperise, ne axhenden evropiane te integrimit ne BE", sqaroi qendrimin e Internacionales Socialiste, sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne PS. Deputetja socialiste nenvizoi se "IS gjithashtu kerkon qe Shqiperia te kete institucione legjitime te forta, te cilat do te jene te afta dhe ne menyre efektive, te perballen me sfidat qe ka perpara, jo vetem Shqiperia, por edhe rajoni ne pergjithesi". Me tej, ajo tha se ne rezoluten e hartuar ne fund te takimit, u vu theksi edhe tek bashkepunimi rajonal, ne menyre te vecante ne kete moment shume te rendesishem, perpara samitit te Sarajeves. Dy dite me pare, ne Tirane u zhvillua mbledhja e komitetit per Evropen juglindore te Internacionales Socialiste, ku pervec vendeve te rajonit dhe partive perkatese socialiste dhe social demokrate, moren pjese edhe perfaqesues te partise se socialisteve evropiane, perfaqesues nga Franca, nga Italia, nga Gjermania dhe nga Suedia. Pas fjales se mbajtur nga anetare te Internacionales Socialiste, te gjithe pjesemarresit miratuan nje rezolute te perbashket per te shprehur qendrimin e tyre mbi situaten ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›