Ajala: Kemi miratuar rezolutë

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala deklaroi se kemi miratuar një rezolutë. Komiteti i Evropës Juglindorë është mbledhur për të diskutuar për krizën e thellë institucionale në Shqipëri. Komiteti i bën thirje për një hetim të materialeve zgjedhore duke pranuar se ngërci politik po pengon qyetarët e vendit për të integruar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Ajala theksoi se Komiteti njeh faktin se mungesa e transparencës ka qënë një faktor kyç, dhe se shoqëria ka nevojë për institucione të forta legjitime për tju përgjigjur krizave financiare. Njoh përgjegjësinë e Internacionales për të shprehur solidaritet, dhe për rritjen në zhvillim të objektivave të përbashkëta. Kjo dalje ishte edhe për të theksuar mbështetjen e interesave për Partinë Socialiste , dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të lira e të ndershme. Së fundmi ai shtoi se mbetemi të angazhuar për kërkimin e një zgjidhje duke mobilizuar edhe faktorë të tjerë.