E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: PS do rishikojë emërimet në diplomaci, 70% të paligjshme

TIRANE-Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade komentoi sot në “Studio24” incidentin në Vjenë gjatë një takimi të kreut të PS, Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka.

E pyetur nga moderatori i emisionit, Denis Minga nëse ka dijeni rreth ngjarjes, Dade tha se më tepër rëndësi ka mesazhi që përcolli kjo histori.
“Kam dëgjuar shumë gjëra rreth kësaj, por më shumë janë hipotetike sepse as unë as ti nuk ke qenë atje dhe askush nga ne nuk është në gjendje të gjykojë. Lidhur me dëme të tjera që sjell kjo mënyrë sjelljeje, me rekrutimet në diplomaci them se ka dëmtuar diplomacinë që na përfaqëson në Botë”.

Dade dënoi gjuhën e ashpër të kryeministrit dje në parlament duke shtuar se deklaratat e kreut të qeverisë, ishin shfaqje i panikut të një njeriu që parandjen humbjen në zgjedhje.

“Kryeministri i dha rrugë dje një urrejtjeje patologjike qe ka me opozitën dhe shqiptarëve iu dëshmua një shfaqje tjetër e egërsisë mbi liderin e opozitës. Nëse do njohësh Sali Berishën e 22 vjetëve, ishte e qartë frika dhe dëshpërimi për humbjen e zgjedhjeve”.

Sipas Dades, sulmi dje i Berishës u bë thjesht që të zbehej vizita plot sukses e Ramës në Vjenë.
“Arsyeja tjetër nën rrëmbimin e Sali Berishës ka të bëjë me përpjekjet për të zbehur vizitën e sukseshme të Edi Ramës që takoi dhe kryeministrin e Austrisë dhe ambasadorin e OSBE”.

Kurse kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor, deputetja socialiste, ish-Ministre e Jashtme e cilësoi thjesht një farsë.
“Marrëzinë që shprehu në këtë seancë, atë çfarë ka ndodhur në Vjenë duan të cojnë deri në fund duke ngritur komisione qesharake, dhe se kuptoj sesi këta parlamentarë do e bëjnë këtë 3 javë para fushatës elektorale. Dhe tjetra, kur nuk ka asnjë gërmë dhe asnjë rresht në rregullore mbi këtë çështje, që të bëhet Komision Parlamentar. Kjo është një burracakëri që Berisha bën për të disatën herë në parlament. Kjo është një farsë”.

E pyetur nëse do merrte pjesë opozita në një komision të tillë, Dade tha: “Nuk kemi pse të bëhemi pjesë e farsës, por them se është gabim. Madje gabimi shtohet kur çdo fjalë që thotë kryeministri i vendit duartrokitet frenetikisht nga kryeparlamentarja Topalli. Më vjen keq se në këtë parlament në vend që të shtohen vlerat janë shtuar veset. Parlamenti do kujtohet në kujtesën tonë kolektive se është shkelur kushtetuta plot 33 herë”. 

Dade u shpreh gjatë emisionit “Studio24” se do PS me ardhjen në pushtet rishikojë emërimet tek diplomacia.
“PS do i rishikojë këto emërime, diplomatët e sotëm janë emëruar me shkelje flagrante të ligjit, duhet reformë e thellë, dhe duhet respektuar ligji. 70% e emërimeve në diplomaci janë të paligjshme”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›