E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmbeu 18-vjecaren, pranga autorit: E kam të dashur

FIER- Rrëmbeu 18-vjecaren, arrestohet i riu nga Fieri. Policia e Fierit ka vënë në pranga Elis Dinën, 23-vjec, i cili dyshohet se ka rrëmbyer një 18-vjecare në lagjen “Liri” të këtij qyteti.

Mësohet se i riu e ka futur forcërisht në automjetin e tij, dhe më pas është larguar. 18-vjecarja është parë nga disa kalimtarë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka bërë të mundur shoqërimin e dy të rinjve në polici, ku dhe vajza ka rrëfyer ngjarjen, duke dëshmuar se është marrë forcërisht nga 23-vjecari.

Ndërkohë, Elis Dine ka mohuar akuzat, duke u shprehur se ata janë të dashur.
(e.m/News24/BalkamnWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›