E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dadoja: Nusja e djalit të Gedafit më dogji me ujë

Hanibal Gedafi dhe e shoqja

Një dado e cila punonte në shtëpinë e njërit prej djemve të Gedafit tregoi në një intervistë për CNN se si nusja e djalit të diktatorit libian e kishte djegur me ujë të valuar pasi ajo kishte refuzuar të rrihte fëmijën që kishte nën kujdes.

Trupi i Shweyga Mullah është i mbuluar nga shenja të llahtarshme djegieje dhe plagët e shkaktuara nga gruaja e Hanibal Gedafit, Aline Skaf, ende nuk janë shëruar. Ajo është gjetur nga rebelët në njërën prej dhomave të shtëpisë luksoze bregdetare të djalit të Gedafit.

30-vjeçarja Mullah kishte një vit që punonte si dado e nipit dhe mbesës së kolonel Gedafit. Ajo shpjegoi për CNN se si nusja e djalit të Kolonelit, modelja Aline, ishte acaruar kur dadoja nuk i ishte bindur kërkesës së saj për të rrahur njërin nga fëmijët.

Dadoja e torturuar

Ajo më dërgoi në banjë, më lidhi këmbët dhe duart dhe më hodhi në të gjithë trupin ujë të nxehtë. Për tre ditë me radhë më la jashtë vilës pa ngrënë, pa pirë dhe pa asnjë lloj mjekimi. Madje kërcënoi të gjithë punonjësit e tjerë se nëse dikush do të më ndihmonte, do të kishte të njëjtin fat, tregon Mullah.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›