E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ul avionin në rrugicë, shpëton për mrekulli

Një pilot dhe gruaja e tij kanë ulur mini-avionin e tyre në një rrugë periferike në Gjermani, e cila ishte më e ngushtë se krahët e avionit. Megjithatë, ata kanë shpëtuar për mrekulli, me disa gërvishtje të lehta. Çifti i avionit ka dëmtuar një shtëpi dhe një shtyllë dritash rrugore, bashkë me asfaltin e rrugës, kur ata zbritën në rrugicën e ngushtë. Piloti për hobi ka arritur të dërgojë një mesazh Mayday (ndihme) për kontrolluesit në tokë pranë Frankfurtit, Gjermani, duke u thënë atyre: Ne po ulemi, nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Motori i avionit ishte prishur në qiellin e qytetit Stokstadt në Bavari, kur 47-vjeçari po fluturonte nga Reishelsheimi pranë Frankfurtit për në Ashafenburg. Dëmtimi i rrugës është vlerësuar në rreth 50.000 euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›