E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina: Prishtina, ku ndodhi e gjitha

Dafina Zeqiri i është rikthyer Prishtinës, pas disa ditësh qëndrimi në Suedi,  ku ka realizuar videoklipin e saj të ri.
Ajo ka njoftuar se kënga mban titullin “You’re love” dhe se së shpejti do të publikohet.

Këngëtarja ka shprehur kënaqësine e saj që gjendet sërish në Prishtinë, ku siç thotë ajo ‘’ka ndodhur e gjitha’’.
Ishte pikërisht Prishtina vendi ku Dafina filloi karrieren në muzikë dhe mori shpërblimet e para muzikore.

Derisa dje ajo ka shijuar një ditë me diell, duke u paraqitur mjaft mashkullore, nesër mbrëma ajo do të performojë në një nga klubet e natës në Prishtinë.

Pas kësaj, Dafina ka konfirmuar dhe disa koncerte që do t’I zhvillojë në qytete ku jetojnë shqiptarët, si Durrës (23 mars), Berlin (30 mars) e Duseldorf (31 mars). Ajo do të fillojë muajin prill me performancën e saj të parë në Belgjikë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›