E Diel, 1 Nëntor 2026

Prekja muzikale e Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila  u paraqit së pari në skenë në festivalin ''Kënga Magjike 2010", ka vendosur që të jetojë sërish emocionet e një festivali. Ajo po merr pjesë në “Top Fest 10”, me këngën e titulluar  “Prekëm ngadalë”.

“Konkurimi im në Top Fest ishte i rastësishëm, sepse nuk kisha gjetur këngën ideale. Më vonë mu propozua kënga “PREKËM NGADALË” dhe aty kuptova entuziazmin tim dhe direkt  ndërrova mendje. Kënga u pëlqye nga bashkëpunëtorët e mi dhe nuk kursyen as ata entuziazmin për të qenë pjesë në këtë projekt,” ka thënë Beatrix  për Indeksonline.

“ Pas këngës fshihet një njeri shumë i talentuar, Denis Bizhgaë i cili i dha jetë këngës. Ajo mori kuptim nga bashkëpunimi im për tekstin me Arben Dukën. Falë Eugent Bushpepës i cili është producent dhe orkestrues, kënga u be gati të konkuroj për Top fest. Flas për këngë  sikur është njer, i sepse ka kaluar nga shumë stazhe, “baby demo” dhe deri sot, në prezantimin dhe paraqitjen time në Top fest,” ka shtuar Beatrix, duke theksuar rolin e bashkëpunëtorëve  në këtë projekt:

“Është e vërtetë që pa Eugent Bushpepën nuk do isha sot në skenë, por përkushtimi i tij për "PREKËM NGADALË " bëri bashkëpunimin tim të parë me të, të jetë i suksesshëm. Sa për imazhin tim, mund të them se kam qenë njësoj e përkushtuar, bashkë me stilistin tim personal tashmë Niko Komani, kishim një muaj kohë për të zgjedhur veshjen "perfekte" dhe imazhi im të ishte ndryshe nga çdo herë e kaluar . vendosem të zgjedhim një dukje të përshtatshme në rrymën e këngës por dhe të jemi koherent me tendencat e fundit . Bashkë me Nikon donim që akoma edhe grimi të ishte në cilësinë e gjithë imazhit, prandaj dhe vendosem të bashkëpunojmë me Make-up artisten Linda Guri dhe linjën e saj profesionale me make up HD (High Definition). Rezultati doli ashtu siç e prisja.”

Këngëtarja këtë herë ka sjellë diçka të re në këtë festival : “Shpresoj të vlerësohem për pjesëmarrjen time, sepse është një rrymë e re dhe ndryshe në Top Fest 10 “.

Ramosaj nuk ka harruar të falënderojë personat që i kanë falë mbështetje të vazhdueshme, gjatë gjithë rrugëtimit të saj.
“Do të doja të falënderoja dy njerëz që kanë qëndruar non-stop me mua dhe që pa ata mbase nuk do isha sot të flas për këtë intervistë, falënderoj mamin dhe vëllaun tim Alban Ramosaj, për mbështetjen  dhe dedikimin e tyre për mua.”

Beatrix Ramosaj ka lindur në Groningen të Holandës dhe mban emrin e Mbretëreshës së këtij vendi. Prej vitesh, familja e saj jeton në Tiranë, ku Beatrix po realizon ëndrrën e saj.
Ajo e ka të lindur dashurinë për muzikën duke pasur disa këngëtare në fis, ndërkohë që ka zgjedhur të merret profesionalisht me muzikën dhe aktualisht shkollohet për kanto. / Rozafa Kelmendi / Indeksonline /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›