Dafina Zeqiri bëhet bjonde

Këngëtarja më “in ” për momentin Dafina Zeqiri është kthyer nga zeshkane në bjonde.
Dafina ka ndërruar sërish look-n e saj, duke i bërë flokët bjonde. Ajo ka postuar këtë foto në rrjetin social twitter menjëherë pas ndryshimit, ku pavarësisht se foto është bërë shumë afër, vërehen flokët e bardha.
Nuk është se ndryshimet e Dafinës gjithmonë duartrokiten nga fansat sidomos këto të fundit, të shohim se si do të reagojnë fansat me Dafinën bjonde./Indeksonline/