Dafina Zeqiri duke “tymosur”

Dafina Zeqiri këto ditë është rikthyer në New York me gjasë për disa projekte të radhës. Krahas angazhimeve, Dafi po e shfrytëzon kohën edhe për tu argëtuar deri në maksimum.
Ajo ka publikuar një videoincizim ku shihet duke u argëtuar në një festë nën shoqëri të miqve ndërkaq çfarë ka rënë në sy është se ajo është shfaqur duke tymosur cigare puro.
Ky ves i saj, nuk është se ka qenë i njohur më parë për publikon megjithatë, shpresojmë se “tymosja” të mos shkojë më larg se vetëm cigarja./Indeksonline/